
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e hënë më datë 06.12.2021 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë për vitin 2022”.
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Tetor 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Tetor 2021”.
- P/Vendim “Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë”
- P/Vendim “ Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”
- P/Vendim “ Mbi miratimin e Paketës Fiskale të Vitit 2022”
- Analiza e raportit 8-mujor të veprimarisë financiare të Bashkisë “
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 01 Dhjetor, ora 10:00.
- Komisioni i arsimit, rinisë, sporteve e trashëgimisë kulturore, do të zhvillojë mbledhjen në datë 01 Dhjetor, ora 11:00.
- Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 01 Dhjetor, ora 13:00 .
- Komisioni i shëndetësisë , veterinarisë e mjedisit . do të zhvillojë mbledhjen në datë 02 Dhjetor, ora 10:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 02 Dhjetor, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 02 Dhjetor, ora 13:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 03 Dhjetor, ora 11:00 .
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 03 Dhjetor, ora 13:00.
KRYETAR
Asaf STROKA
