REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK
NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 21.10.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Shtator 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Shtator 2022”.
- P/Vendim “ Mbi miratimin e planit social 2023-2025”.
- P/Vendim” Mbi vazhdimësinë e aktivitetit futbollistik për sezonin 2022-2023”.
- P/Vendim” Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”.
- P/Vendim “ Për miratimin e marrëveshjes së subjektit të kompetencave të përbashkëta ujësjellës kanalizime”.
- P/Vendim” Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të rishikuar”.
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
- Analiza e raportit 9-mujor të veprimtarisë financiare të Bashkisë .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Tetor, ora 10:00.
- Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Tetor, ora 11:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Tetor, ora 11:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Tetor, ora 12:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Tetor, ora 11:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Tetor, ora 13:00.
KRYETAR
Asaf STROKA