KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e premte më datë 29.04.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Mars 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Mars 2022”.
- P/Vendim “Për mbështetjen financiare të familjeve që përfitojnë në nga të ardhurat e Bashkisë për zbutjen e efekteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë”.
- P/Vendim “ Mbi sistemimin e fëmijes A.H në shtëpinë e fëmijës”Vangjel Pulla” Sarandë”.
- P/Vendim “Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit, kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
- Raport mbi situatën mjedisore , administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtja nga zjarri
- Raport mbi përgatitjet për sezonin turistik në Bashkinë Sarandë.
- Të ndryshme.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 11:00.
- Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 13:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 11:00.
- Komisioni i rregullores, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 13:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 11:00 .
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 13:00.
KRYETAR
Asaf STROKA