REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK
NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 25.11.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Tetor 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Tetor 2022”.
- P/Vendim “ Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në Qendrën Polivalente Ditore të të moshuarve Sarandë”
- P/Vendim “ Mbi heqjen e detyrimit mujor financiar të ushqimit për vitin shkollor 2022-2023”.
- P/Vendim “ Për miratimin e Paketës Fiskale të vitit 2023”
- P/Vendim “ Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasin Petro Kristo”
- P/Vendim” Mbi nivelin e pagave për nëpunësit civilë dhe punonjësit administrativë të Bashkisë ”
- P/Vendim “Për një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”
- P/Vendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë për vitin 2023”
- P/Vendim “ Saktësim të vendndodhjeve të parcelave të ndara me Këshill Bashkiak, në studimet e miratuara nga K.R.R.T.RSH “
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
- Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 10:00.
- Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 11:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 13:00 .
- Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Nëntor, ora 10:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Nëntor, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Nëntor, ora 13:00.
- Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 11:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 13:00.
KRYETAR
ASAF STROKA