KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 21.07.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim“Për dhënien e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak Faslli Beduli”.
- P/Vendim “Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit, kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Qershor 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Qershor 2022”.
- P/Vendim“Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
- P/Vendim“ Për një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”
- P/Vendim “Për një shtesë në vendimin nr.20 datë 15.05.2017 “Për miratimin e rregullores, për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”
- P/Vendim “Për rikonfirmim të vendimit të këshillit bashkiak Nr.5 datë 25.06.1999”.
- Të ndryshme.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Korrik, ora 11:00.
- Komisioni i mandateve, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Korrik, ora 12:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 11:00 .
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 12:00.
KRYETAR
Asaf STROKA