NJOFTIM 
Ju njoftoj së ditën e mërkurë më datë 28.07.2021 ora 13:00 , në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Mbi miratimin e raportit paraprak të programit Buxhetor Vendor Afatmesëm 2022-2024”.
- P/Vendim “Për miratimin e fushatës së partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët“.
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Qershor 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Qershor 2021”.
- P/Vendim “Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë ”.
- P/Vendim“ Shitjen nëpërmjet ankandit të aksioneve të shoqërisë “ Klubi i Futbollit Butrinti” Sh.a”.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 12:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Korrik, ora 12:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Korrik, ora 14:00.
