REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I BASHKISË

SARANDË

 

 

NJOFTIM 

 

Ju njoftoj se ditën e premte  më datë 29.10.2021 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për  periudhën 1 – 30 Shtator 2021 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien  e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Shtator 2021”.
  3. P/Vendim “ Për miratimin e personave që do të trajtohen në qëndrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë “.
  4. P/Vendim “Mbi miratimin e metodologjisë Lod për alokimin e fondeve për organizatat e shoqërisë civile “.
  5. P/Vendim “Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë nga të ardhurat e Bashkisë Sarandë”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e  planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë për vitin 2022”.
  7. P/Vendim   “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
  8. Raport mbi ecurinë e sezonit turistik 2021 dhe problematikat e vërejtura .
  9. Analiza e raportit 8-mujor të veprimarisë financiare të Bashkisë “
  10. Raport mbi ecurinë e investimeve të parashikuara në Buxhetin vjetor . 

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë  26 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i arsimit, rinisë, sporteve e trashëgimisë kulturore, do të zhvillojë mbledhjen në datë  26 Tetor, ora 12:00.
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë  27 Tetor, ora 11:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Tetor, ora 13:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban,  do të zhvillojë mbledhjen në datë  28 Tetor, ora 11:00
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë  28 Tetor, ora 13:00

 

KRYETAR

Asaf STROKA