REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e premte më datë 25.02.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Janar 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Janar 2022”.
- P/Vendim “ Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lire”.
- P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë “ Lokal Sos “ me sipërfaqe totale 247 m2, zonë kadastrale 8641, në pronësi të Bashkisë Sarandë “.
- P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë “ Lokal Riviera” me sipërfaqe totale 338 m2, zonë kadastrale 8641, në pronësi të Bashkisë Sarandë”.
- P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë “ Njësi shërbimi”, pronë e Bashkisë Sarandë”
- P/Vendim “ Për saktësim emri,atësie,mbiemri”.
- Informacion mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore .
- Analizë e punës nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë për vitin 2021 .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Shkurt, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Shkurt, ora 13:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Shkurt , ora 12:00.
- Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike , do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Shkurt , ora 13:00 .
KRYETAR
Asaf STROKA