KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e hënë më datë 28.03.2022 ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë “ Lokal Sos “ me sipërfaqe totale 247 m2, zonë kadastrale 8641, në pronësi të Bashkisë Sarandë “.
- P/Vendim“Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë“Lokal Riviera” me sipërfaqe totale 338 m2, zonë kadastrale 8641, në pronësi të Bashkisë Sarandë”.
- P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë “ Njësi shërbimi”, pronë e Bashkisë Sarandë”
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 28 Shkurt 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Shkurt 2022”.
- P/Vendim “ Për miratimin e të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve të programit buxhetor vendor afatmesëm 2023-2025”
- P/Vendim “ Për saktësim emri,atësie,mbiemri”.
- Raport mbi punën e Policisë Bashkiake për vitin 2021.
- Rezolutë për rishikimin e hartës së re gjyqësore referuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Mars, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Mars, ora 13:00
- Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike , do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Mars , ora 12:00 .
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Mars, ora 13:00.
KRYETAR
Asaf STROKA