REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e premte më datë 28.01.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Dhjetor 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Dhjetor 2021”.
- P/Vendim” Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-skemën si dhe nga fondet e Buxhetit Vendor , për vitin 2022”.
- P/Vendim “ Mbi heqjen e detyrimit mujor financiar të ushqimit për vitin shkollor 2022”.
- P/Vendim “ Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në Qendrën Polivalente ditore të të moshuarve Sarandë”.
- P/Vendim “ Mbi nivelin e pagave për nënpunësit civilë dhe punonjësit administrativë të Bashkisë”.
- P/Vendim “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.20 datë 15.05.2017“Për miratimin e rregullores,për organizmin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”
- P/Vendim “ Për saktësim emri,atësie,mbiemri’’.
- Raport mbi veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2021.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 13:00
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Janar, ora 12:00
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Janar, ora 14:00.
KRYETAR
Asaf STROKA
