THIRRJE PËR INTERES PËR EKSPERTIZËN E JASHTME NË KUADËR TË PROJEKTIT: OFRIMI I SHËRBIMEVE TË MBËSHTETJES TEKNIKE PËR BASHKINË SARANDË PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I QËNDRUESHMËRISË MJEDISORE DHE SOCIO-EKONOMIKE TË RAJONEVE TË BE NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE”, ME AKRONIMIN “CLIMATE”
Titulli i Kontratës: Ofrimi i Shërbimeve të Mbështetjes Teknike për Bashkinë Sarandë për zbatimin e projektit “Përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore dhe socio-ekonomike të rajoneve të BE-së ndaj ndryshimeve klimatike”, me Akronimin “CLIMATE”
Vendndodhja: Sarandë, Shqipëri
Buxheti Total: EUR me TVSH:
Lot 1: Menaxhimi i Projektit: 35,000€
Lot 2: Materialet e komunikimit dhe organizimi i aktiviteteve: 1,500€
LOT(et): 2
Procedura: PRAG 2021.1 e thjeshtuar me ftesë të hapur dhe publikim lokal
Dosja e Tenderit – Kërkesa për Pjesëmarrje
Dosja e plotë e tenderit sipas PRAG 2021.1 është e disponueshme me kërkesë të kontraktorëve të interesuar në adresën tonë zyrtare të email-it, duke përmendur numrin REF të prokurimit dhe duke dhënë informacion të plotë mbi tenderuesit (persona fizikë/subjekte private/konsorciume) në mënyrë që të marrin dosjen dhe çdo përditësim/qartësim gjatë periudhës së prokurimit.
Dosja e plotë e tenderit është bazuar në PRAG 2021.1 dhe përfshin:
A.Udhëzimet për tenderuesit dhe njoftimin e kontratës
B.Projekt-kontratën dhe kushtet e veçanta me anekset:
Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimeve
Termat e referencës
Organizimi dhe metodologjia (për t’u paraqitur nga tenderuesi duke përdorur modelin e dhënë)
Anëtarët e ekipit të projektit (duke përfshirë modelet për listën përmbledhëse dhe CV-të e tyre)
Buxheti (për t’u paraqitur nga tenderuesi si ofertë financiare duke përdorur modelin e dhënë)
Formularë dhe dokumente mbështetëse të tjera
C. Informacione të tjera:
Rrjeti i përputhshmërisë administrative
Rrjeti i vlerësimit
D. Formulari i dorëzimit të tenderit dhe deklarata e nderit për kriteret e përjashtimit dhe përzgjedhjes
Për detaje të plota mbi procedurat e tenderimit, ju lutemi referojuni udhëzuesit praktik dhe anekseve të tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e internetit e mëposhtme: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG
Presim me kënaqësi marrjen e tenderit tuaj, i cili duhet të dërgohet jo më vonë se afati i përcaktuar në pikën 8 të Udhëzimeve për Tenderuesit (28.2.2025, ora 14:00). Ju lutemi ta dërgoni atë në adresën dhe me kërkesat e dhëna në pikën 8.
Me dorëzimin e një tenderi, ju pranoni të merrni njoftimin për rezultatin e procedurës nëpërmjet mjeteve elektronike. Nëse vendosni të mos dorëzoni një tender, do të ishim mirënjohës nëse mund të na informoni me shkrim, duke treguar arsyet e vendimit tuaj.
Bashkia Sarandë shpall Thirrjen për aplikime për të gjitha subjektet publike e private të cilët janë të interesuar për të fituar statusin “Pronar Social” ne zbatim të nenit 23, pika 2 të ligjit nr.22.2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar Ligji Nr. 48/2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 22/2018”.
“Pronar Social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim.
Pronari Social mbështet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qerasë për familjet përfituese të miratuar nga Këshilli Bashkiak
Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për t’i dhënë me qira për familjet ne nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkësisë për t’u regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi.
Qeraja e banesës nuk është më e lartë se qeraja mesatare në tregun e lirë
Nënëshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim
Nënëshkrimi i një marrëveshje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:
Afatin e marrëveshjes që nuk mund të jetë më pak se tre vjet
Masën e qerasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj
Mënyrën e administrimit të pronës dhe të mardhënieve me qeramarrësin
Dokumentacioni i nevojshëm:
Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “Pronar Social”
Shprehje të dakortësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese
Vërtetetim pronësie mbi banesën/ banesat në pronësi që jepen me qera për familjet në nevojë për strehim
Titulli : Konsultim publik për çështje dhe instrumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit të Bashkisë Sarandë
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me çështjet dhe rishikime të nevojshme të instrumenteve të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit të Bashkisë Sarandë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet më datë 26.08.2024 ora 12:00 pranë sallës së Bashkisë Sarandë
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve:
bashkiasarande@yahoo.com
Pjesëmarrës:
Nga ana e Bashkisë: Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratori i Njësive Administrative Ksamil.
Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave,
📌URDHËR
PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 QERSHOR 2024 – 30 SHTATOR 2024.
🟢Veprimtaria e mjeteve të rënda të ndërtimit si çekiç, fadroma, betoniera etj të ndërpritet për periudhën 1 Qershor – 30 Shtator , ndërsa për periudhën 1 tetor – 31 maj të vitit pasardhës do të punojnë në intervalet kohore 08ºº – 14ºº dhe 17ºº – 20ºº.
🟢Oraret e furnizimit të subjekteve tregëtare dhe njësive të tjera të shërbimit për periudhën 1 Qershor – 30 Shtator do të jenë:
🔸Me automjete mbi 3,5 ton nga ora 24ºº – 09 ºº
🔸Me automjete deri në 3,5 ton nga ora 24ºº – 09 ºº dhe 13ºº – 17ºº
🟢Oraret e lejuara për zhvillimin e aktivitetit nga njësitë e shërbimit të parashikuara në aneksin 2 të Udhëzimin e përbashkët nr.2 datë 15.11.2023 të Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Shëndëtësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrisë së Brendshme , do të jetë si më poshtë:
a. Për periudhën tetor – maj 08ºº – 14ºº – 17ºº – 20ºº
b. Për periudhën qershor – shtator 08ºº – 14ºº – 17ºº – 21ºº
📌Përjashtohen:
🔸 Përjashtim nga urdhri do të jenë rastet e mjeteve të cilat kryejnë furnizimin e njësive tregtare dhe të shërbimet me produktet ushqimore të ngrira, të cilët do të pajisen me autorizm përkatës nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
🟢 Ngarkohet Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit me detyrat si më poshtë:
🔸Të kontrollojnë zbatimin e orareve të përcaktuara më lartë duke kërkuar edhe sipas rasteve mbështetjen e Policisë së Shtetit
🔸Të lajmërojë subjektet ndërtuese për oraret e punës së mjeteve të rënda të përcaktuara në këtë urdhër dhe të kontrollojë zbatimin e orareve
🔸Të kryej ndalimin e menjëhershëm të veprimtarive të cilat prishin pushimin dhe qetësinë e qytetarëve.
THIRRJEN PËR APLIKIM PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT AMBULATOR NË SHËTITOREN “NAIM FRASHËRI” BASHKIA SARANDË
Bashkia Sarandë me qëllim përdorimin dhe menaxhimin më të mirë hapësirës publike kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, shpall thirjen në zbatim të Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.19 datë 29.03.2024 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirës publike të Bashkisë Sarandë” neni 12, për aplikim për subjektet e interesuara për zhvillimin e aktivitetit ambulator në përputhje me studimin e Drejtoris së Shërbimeve Publike lidhur me nevojat për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve në shëtitoren “Naim Frashëri”.
AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E LEJUAR PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETIT
Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 17.05.2024 deri në datën 24.05.2024 ora 16:00.
Periudha e zhvillimit të aktivitetit ambulatorë do të jetë periudhën Qershor- Shtator.
MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentacioni dorëzohet në Zyrën e Protokollit të Bashkisë Sarandë brenda orarit zyrtar.
VËMENDJE !
Njësitë ambulantore do të lejohet vetëm për shitjen e punimeve artizanale, suvenireve, libra etj.
Veprimtaria do të ushtrohet në vendodhjet specifike sipas hartës bashkëlidhur kësaj thirje.
Modelet e strukturave do të jene sipas spëcifikimeve dhe përmasave të miratuara.
Një subjekt nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim.
Shqyrtimin e kërkesave do të zbatohen rregullat e paraqitura në rregulloren e sipërmendur dhe do të ndiqet parimi i përparësisë sipas datës së paraqitjes së kërkesës.
Në kuadër të procesit të emërtimit të rrugëve, parqeve e shesheve, jeni të ftuar të jepni propozimet tuaja të cilat do të kalojnë në një proces vlerësimi dhe shqyrtimi për figurën, personalitetin e propozuara nga një komision i përbërë nga 9 anëtar të nderuar, njohës të shkëlqyer të historikut të qytetit.
Gjeni hartën si më poshtë, rrugën, sheshin apo parkun pranë vendbanimit tuaj dhe propozimin përkatës për emërtimin e tyre dërgojeni në bashkiasarandë@yahoo.com, nëpërmjet postës apo sportelit pranë Bashkisë Sarandë brenda 30 ditëve.
Bashkia Sarandë për të bërë të mundur shfrytëzimin efikas të hapësirës publike duke mbajtur parasysh interesin më të lartë publik si edhe të përmbushë nevojën e subjekteve për të ushtruar veprimtaritë e lejuara ka përcaktuar kuadrin rregullator për pajisjen me leje, nëpërmjet miratimit të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.19 datë 29.03.2024 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimine e hapësirës publike Bashkia Sarandë”.
Për sa më sipër, njoftohen të gjithë subjektet e interesuar të paraqiten pranë sporteleve të Bashkisë Sarandë, për të aplikuar për pajisjen me lejen e kërkuar sipas formateve të miratuara. Gjithashtu, subjektet që kanë një leje/autorizim për vendosje kioske duhet të zbatojnë përcaktimet sipas rregullores si edhe të paraqiten për lidhjen e një kontrate ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta.
Thirrja e Bashkisë Sarandë për aplikim për projekte kulturore, artistike në mbështetje të Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.155 datë 26.12.2023 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2024” , shprehur i ligjshëm nga Prefekti i Qarkut Vlorë me shkresën nr.1/1 datë 09.01.2024 synon të mbështesë financiarisht me fondet e Bashkisë Sarandë, projekt-propozime të paraqitura të cilat kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin e trashëgimisë detare dhe të peshkimit.
PRIORITETET E THIRRJES
Promovimi i trashëgimisë detare dhe të peshkimit.
Bashkia Sarandë do të mbështesë projekte të cilat do të promovojnë dhe do të sjellë në vëmendje trashëgiminë dhe traditat detare.
Aktivitete që do të zhvillohen në ambiente të hapura publike, të cilat përkojnë me periudhën e sezonit turistik nga data 1 Maj dhe që lidhen me :
Promovim i produkteve detare
Konceptimin dhe projektimin e eventeve ne fushën e detarisë dhe peshkimit
Ekspozita
Koncerte, festivale, shfaqe të artit skenik bashkëkohor, të arteve pamore;
Projekte kulturore, të cilat përcjellin vlerat e trashëgimisë detare të tilla si: artet e shfaqjes (muzika, kënga dhe vallja), rituale dhe festa, traditat e folura si dhe zona për argëtimin e femijve
Publikime në kuadrin e promovimit trashëgimisë detare të tilla si bibliografi, albume artistike, albume fotografike, mbi trashëgiminë dhe arkitekturën detare etj.
Organizimi i eventeve me qëllim integrimin e grupeve të interesit , qytetarëve vendas , vizitorë dhe bizneset
AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E REALIZIMIT
Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 16.04.2024 deri në datën 22.04.2024 ora 16:00.
Periudha e realizimit të projekteve: gjatë muajit maj- qershor .
MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentacioni dorëzohet në rrugë postare në Zyrën e Protokollit ose me email zyrtar: bashkiasarande@yahoo.com
VIZIBILITETI
Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të evidentojnë në çdo rast në mënyrë të dukshme dhe të pranuar nga palët në kontratën që do të lidhet për këtë qëllim, përkrahjen financiare të Bashkisë Sarandë.
VËMENDJE !
Një subjekt nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim në thirrjen e vitit 2024.
Në rast se gjatë zbatimit të projektit, vërtetohet se ka patur paraqitje të dokumentacionit të rremë, Bashkia Sarandë do të kërkojë kthimin e plotë të shumës së akorduar.
Aplikanti ka për detyrë të aplikojë objektivat, prioritetet dhe garancitë e vizibilitetit në përputhje me rregullat e komunikimit dhe të vizibilitetit të Bashkisë Sarandë dhe në mbikqyrje të strukturave të Bashkisë Sarandë
Shënim: Të gjitha ato projekte që do të aplikohen dhe që i përkasin të paktën një prej fushave prioritare, mund të kualifikohen për financim.
Në vijim të këshillimit në kuadër të projektit për zhvillimin e integruar urban e turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, organizojnë dëgjesë publike ditën e martë, më 18 tetor 2022, ora 10:00, në sallën e Bashkisë Sarandë.
Gjatë dëgjesës do të prezantohen projektet e detajuara që lidhen me disa rrugë të Sarandës e fasadat, me Qendrën e Mirëseardhjes, me parkimin e përkohshëm për autobusat dhe fushën e sporteve. Prezantimi do të fokusohet edhe në impaktin social të këtyre projekteve.
Prania e çdo qytetari dhe grup interesi, është e mirëpritur.
BASHKIA SARANDË
Njoftohen studentët e rregjistruar në vitin e parë, nxënësit e shkollave profesionale dhe të arsimit paraunversitar se nga data 18 tetor 2022 deri më 18 nëntor 2022 bëhet dorëzimi i dokumentave për përfitim burse studimi.
Dokumentacioni i kërkuar është si më poshtë:
PËR KRITERIN EKONOMIK PIKA A DHE B:
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim Banimi
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim nga konvikti
Vërtetim të ardhurash të prindërve
PËR KRITERIN EKONOMIK PIKA C:
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për trajtimin si familje në nevojë
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
PËR KRITERIN E REZULTATEVE TË ARRITURA
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim Banimi
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim Notash
PËR KRITERIN JOEKONOMIK:
a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vertetim për statusin e jetimit
b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Kopie të vendimit të gjykatës
c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim të statusit ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik
ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim të statusit ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë
d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim i prindërit që gëzojnë statusin e invalidit
dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim/Kopje dokumenti për nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror
ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
Vërtetim nga Institucioni përkatës i paragrafit ë
f) nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
g) nxënësit me një prind
Çertifikatë Personale
Çertifikatë Familjare
Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË
KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi
Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, VKM së Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Sarandë njofton se në Sektorin Shërbimit të MZSH-së shpallen 1 (një) vend i lirë pune në nivelin bazë në pozicionin:
Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Drejtues automjeti, Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.
Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.
KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane. Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.
Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.
Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.
KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.
Fotokopje e kartës së identitetit ;
Çertifikatë familjare;
Një kopje të jetëshkrimit( CV);
Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”. 0078
Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.10.2022, me poste në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.
Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
· Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
· VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria e Shërbimit të MZSHsë ”.
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.
Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza
– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:
Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
Rezultatit të testimit fizik 50%.
Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë. Kandidatët që zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, dhe do të jenë në listën fituese, do të përzgjidhen të parët për t”u emëruar.
Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, janë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria e Shërbimit të MZSH së ”)
Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Sarande do të shpallë fituesit në portalin në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.
Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Sarandë, shpall procedurën e konkurrimit për pozicionin:
Specialist për transportin dhe sinjalistikën, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – kategoria III-b
Nga ana jonë është dërguar dhe në mënyrë elektronike në adresën tuaj” vende të lira pune@shkp.gov.al”.
Për çdo paqartërsi na komunikoni në adresën bashkiasarande@yahoo.com, ose numër kontakti 0697608870.
Me anë të këtij njoftimi Bashkia Sarandë bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” , neni 64, Ligjit 7961 datë 12.07.1995, i ndryshuar “ Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, shpall vendet e lira pune:
Shtëpia e Fëmijës Shkollor “Vangjel Pulla”
Psikolog (1 pozicion)
Punonjës Social (1 pozicion)
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë institucionit të Bashkisë Sarandë, Zyrës së Sekretarisë, dokumentacionin si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar (CV)
b-Fotokopje të diplomës dhe listë notash e noterizuar (bashkalidhur dhe diploma bachelor, profesional ose shkencor)
c-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
d-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
e-Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore / Dëshmi Penaliteti;
f-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt (nëse ka);
g-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
h-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 15.08.2022.
SHPALLJEN E FITUESIT PËR NIVELIN BAZË NË POZICIONIN “ZJARRFIKËS”, NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT, BASHKIA SARANDË
Komisioni i ngritur me Urdhër Nr.82, datë 04.05.2022, i Kryetarit të Bashkisë Sarandë, “Për ngritjen e komisionit për testimin dhe marrjen në punë të punonjësve të nivelit bazë në Sektorin e Shërbimit të MZSH së”, i mbledhur më datën, 23.06.2022, pasi shqyrtoi dokumentacionin dhe rezultatet e testimit të aplikantëve për pranimin në nivelin bazë në pozicionin “zjarrfikës” në shërbimin e MZSH-së, Bashkia Sarandë:
VENDOSI
1.Të shpallë fitues në nivelin bazë në pozicionin “zjarrfikës”, zotin Rigels Petro Mehemet (ID J 20911092 L).
2.Ankesa të bëhet brenda 5 ditëve në Drejtorinë e Personelit dhe Burimeve Njerëzore.
3.Ndjek zbatimin e këtij vendimi Sektori i Shërbimit të MZSH së dhe Drejtoria e Personelit dhe Burimeve Njerëzore.
Individë të papërgjegjshëm dëmtojnë dhe punën e strukturave të shërbimeve publike dhe imazhin e qytetit!
Kosha të përmbysur me mbetjet urbane në trotuar e rrugë dhe stola të flakur në det janë veprime që duhen dënuar me forcë nga kushdo!
Policia Bashkiake s’mund të jetë në çdo hapësirë të territorit në të njëtën kohë,megjithëse është 24 orë/24 në shërbim të komunitetit.
Duhet edhe reagim dhe sjellje qytetare nga kushdo që bëhet dëshmitar i akteve të tilla vandale!
Të gjithë për qytetin!
Për çdo rast kontakto Policinë Bashkiake
☎️ B 085222799
Njoftohen Familjet, të cilat kanë statusin e të pastrehut, të paraqiten pranë Zyrës së Informacionit në Bashkinë Sarandë, për të dorëzuar dokumentacionin për efekt të aplikimit për të përfituar subvencionin e qerasë në tregun e lirë.
BASHKIA SARANDË
N J O F T I M
Në zbatim të ligjit nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, në Bashkinë Sarandë është krijuar Njësia Përgjegjëse e sinjalizimit.
Për çdo rast që dyshoni për një veprim ose praktikë të dyshuar korupsioni, kontaktoni nëpërmjet :
Drejtorisë së Auditit të Brendshëm
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik dhe privat, mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.
Sinjalizuesi gëzon të drejtën e konfidencialitetit gjatë proçesit të sinjalizimit
Ruajtjen e konfindecialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit.
Për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, në rishikim të urdhrit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 12:00-16:00 dhe në orarin 24:00-07:00.
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.