“Butrinti”: Përfaqësim dinjitoz në Kampionatin Kombëtar të Notit

Në Kampionatin Kombëtar të Notit, që u zhvillua në Durrës nga 10-12 shtator 2020, mori pjesë dhe arriti rezultate të admirueshme ekipi “Butrinti”.
Ekipi ynë u dallua mes pjesëmarrësve të tjerë nga Shqipëria e Kosova, gjithsej 25 ekipe.
Për shkak të pandemisë, Kampionati nuk u zhvillua për të gjitha moshat.
“Butrinti” për moshat e fëmijëve, arriti rezultate shumë të mira.
Në klasifikimin përfundimtar për moshat 12 vjeç, u rendit i dyti.
U dallua veçanërisht notari Ediljano Huna, i cili zuri katër vende të para në garat 200, 400, 800, 1500 m stil i lirë. Ky notar mbështeti fuqishëm ekipin për të zënë vende në stafeta.
Figurë të mirë sportive bënë edhe notarët e tjerë: R.Sali, A.Hysi, B. Ruçi, H.Sali, H.Rugja, O Bita, R.Çepani, L.Preçi,
Rezultatet e mira ekipore të “Butrinti”-t janë konvertim i investimeve më të fundit, të bëra nga Bashkia në terrenet sportive të notit dhe i interesimit të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë me ambicien për rikthimin e traditës së sportit të notit në “shtëpinë e vet”.

Suksese nxënësve e mësuesve në vitin e ri shkollor

Kryetari i Bashkisë së bashku me drejtuesin e Zyrës Arsimore uruan nga afër nxënësit e shkollave 9-vjeçare në fshatrat Gjashtë e Çukë,si dhe maturantët e gjimnazit “Hasan Tahsini”.
Suksese nxënësve e mësuesve në Sarandë, Ksamil,Gjashtë, Metoq, Çukë, Shelegar e Berdenesh.
Vit të mbarë shkollor për të gjithë🙏

« 16 »

Mbështetje për fëmijë nga familje të shtresave në nevojë

Me kontributin e vyer të disa bisneseve të qytetit👏👏👏, si dhe me angazhimin e punonjësve socialë të Bashkisë shpërndamë çanta shkollore për fëmijë nga familje të shtresave në nevojë, si dhe maska për personelin e institucioneve arsimore.
Vit të mbarë shkollor nxënës e mësues🙏

Dezinfektim i ambienteve të brendshme të shkollave

Përfunduam fazën e dytë të dezinfektimit të ambienteve të brendshme të të gjitha shkollave në territorin e Bashkisë,duke i dhënë fund përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit tëri shkollor✅