RIKONSTRUKSIONI I SHETITORES SË SARANDËS HYN NË NJË FAZË TË RE

Puna për rikonstruksionin e shetitores së Sarandës, ka hyrë këto ditë në një fazë të re.
Paralelisht me ecjen e punimeve në segmentin e parë të saj, ka nisur puna edhe në segmentin e dytë, që shtrihet nga Sheshi i Limanit deri në zadrën e notit, në afërsi të porti detar.
Bashkia ka vepruar për hapjen e sheshit të ndërtimit për rikonstruksionin e lotit të dytë, duke patur mirëkuptimin e biznesit, për heqjen e kioskave dhe lokaleve. Kjo ka mundësuar vendosjen e rrethimit të kantierit të ri, me rrjeta metalike, që shoqërohet me bllokimin e qarkullimit.
Puna ka nisur me pastrimin e nëndetit te limani i varkave të vogla, për të vijuar me zbatimin e detyrave të tjera të projektit, i cili parashikon edhe atje sistem shkallësh, shtrimin e tubacioneve të ujërave të zeza dhe zëvendësimin e tubacionit të ujit të pijshëm për këtë zonë.
Projekti parashikon gjithashtu rikualifikimin e pjesës së Bar Limanit, që prek investimi i ri, përfshi edhe kinemanë verore. Pjesë e projektit që do të zbatohet është edhe sistemimi me një koncept të ri i fasadave të objekteve përgjatë këtij segmenti të shetitores, rikualifikimin e hapëirave të gjelbra që shrtrihen në këtë zonë etj.
Sikurse dihet, rikontruksioni i shetitores në tërë gjatësinë e saj, pritet të përfundojë dhe të jetë gati për sezonin veror 2021.

Përmirësim i infrastrukturës Sarandë

Stola të rinj në sheshin “Europa’ në lagjen Kodër dhe pranë kryqëzimit të rrugëve “Onhezmi” me “Adem Sheme”.
Punë të vogla me shumë përkujdesje.

Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

🇦🇱🤝🇺🇸

Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjën Yuri Kim,ishim në Manastirin e Dyzet Shenjëtorëve,pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.
Duke shijuar mrekullitë e këtij Monumenti Kulture të kategorisë së parë,diskutuam edhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit jo të zakontë turistik,që po mbyllim.
Duke iu përgjigjur interesimit të Ambasadores,e informova atë mbi vështirësitë e biznesit gjatë sezonit,si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj,që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.
E falenderova zonjën Kim për vizitën e dytë brenda pak kohësh në qytetin tonë,ashtu siç kishte premtuar.
U përshëndetëm përzemërsisht,me premtimin nga ana e saj,që do të vizitojë përsëri Sarandën.

Përmirësim i infrastrukturës

Vazhdon puna me ndërhyrjet 🚧🚜për përmirësimin e infrastrukturës në rrjetin e brendshëm rrugor,në lagjen nr 4 në qytetin e Sarandës dhe në fshatin Shelegar.