Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me partnerin e saj kryesor në menaxhimin e mbetjeve Qeverinë Gjermane me agjencinë zbatuese GIZ Shqipëri dhe ekipin e ekspertëve të angazhuar prej tyre, ka kënaqësinë t’ju ftojë në dëgjesën publike për prezantimin e draft Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane për Bashkinë Sarandë 2021-2025,

 

Titulli: Takim prezantues me palët përfituese dhe të interesuara

Qëllimi: “Prezantim i draftit përfundimtar të Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta për bashkinë Sarandë”

Data dhe vendi: E Premte, 21 Maj 2021, ora 12:15 – Takim pranë sallës së mbledhje në bashkinë Sarandë

Pritshmëritë e takimit

Takimi zhvillohet në kuadër të projektit “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese”, mbështetur nga GIZ dhe implementuar nga GFA Consulting Group, në të cilin bashkia Sarandë është partnere dhe përfituese.

Në këtë kuadër është përgatitur dhe do të prezantohen shkurtimisht të gjithë kapitujt e këtij Plani.

Gjithashtu do të diskutohet edhe mbi skemën e grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme, ofrimin e mbështetjës mbi infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve (kontenierët përkatës), për bërjen funksionale të Qendrës së Grumbullimit të mbetjeve të Riciklueshme, si edhe ecurinë e mëtejshme të projektit në të gjithë komponentët e tij.

Këto do të jenë pikat në të cilat do të fokusohet takimi i sotëm i cili gjithashtu ka pritshmëri për të:

  • Informuar dhe bërë me dije të gjithë aktorët mbi gjetjet e tij;
  • Mendime dhe sugjerime mbi opsione shtesë/alternative për menaxhimin e mbetjeve;
  • Mendime dhe sugjerime mbi zonat pilot për ndarjen në burim të mbetjeve;
  • Mendime sugjerime mbi qasjen e aktorëve kryesorë në ndarjen në burim të mbetjeve (markete, bar-restorante, institucione arsimore, etj)
Draft Plani i menaxhimit te integruar te mbetjeve Bashkia Sarande_web

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).