Kreu i Bashkisë Adrian Gurma ka patur një tjetër komunikim me banorë të Ksamilit, nën masa mbrojtëse nga Covid 19. Ata janë pyetur dhe dëgjuar për problematika që ende shqetësojnë dhe si i vlerësojnë shërbimet që u ofrohen nga struktura bashkiake e çfarë duhet përmirësuar në këtë drejtim.
Po kështu, në këto komunikime, të zhvilluara në mbyllje të vitit dhe në prag të miratimit të projektbuxhetit të vitit 2021, u muarr mendimi i tyre për investimet që do të donin të bëheshin me përparësi në qytetin e Ksamilit dhe në lagjet e tij, si mundësia më e mirë për të rritur cilësinë e jetës së banorëve dhe për përmirësimin e ofertës turistike për vitin që vjen.