Në ditën simbol të Lirisë, këtë 29 Nëntor, homazhet dhe nderimi për të rënët, u kryen me prani të kufizuar, për shkak të masave antiCovid.
Pranë Lapidarit në Varrezat e Dëshmorëve në Sarandë, u vendosën kurora nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, në emër të Deputetit Alket Hyseni, nga Nënprefekti Mirosh Birjani, nga kryetari i Këshilit Bashkiak Asaf Stroka, në emër të Komisariatit të Policisë, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe të Familjeve të Dëshmorëve e të Shoqatës së invalidëve të Luftës.
Homazhi vijoi me kalimin pranë varreve të Heronjve dhe Dëshmorëve të rënë në betejat e luftës për çlirim.