Është futur në procesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës, vepër në vlerën e rreth 462 milionë lekëve, me TVSH.

Rruga ka gjatësi 2.33 km, gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Do të jetë një unazë panoramike e Sarandës, që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane, kryesisht gjatë sezonit turistik, Jep, në të njëjtën kohë, tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.