NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 30.06.2026 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Maj 2026”.
  2. P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Maj 2026”.
  3. P/vendim “Për miratimin e  shtetasit  Z për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
  4. P/vendim “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 faza I”.
  5. P/vendim “Për miratimin e vendndodhjes së terminalit të transportit publik për Bashkinë Sarandë, rregullores së funksionimit dhe  tarifave të operimit”
  6. P/vendim“Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Bashkisë 41,datë 01.06.2026 “Për miratimin e vendbazimeve të mjeteve lundruese dhe korridet e lëvizjes së tyre për Bashkinë Sarandë dhe njësinë administrative Ksamil”.
  7. P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  8. Raport i monitorimit të Buxhetit për periudhën janar -prill 2026.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Qershor, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Qershor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Qershor, ora 13:00 .
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Qershor, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Qershor, ora 13:00.

 

KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK

ASAF   STROKA