NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e hënë më datë 29.09.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Gusht 2025”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Gusht 2025”.
  3. P/vendim“Për miratimin e  shtetasit  S dhe DH.V për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë”.
  4. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
  5. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvensionimi i interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
  6. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvencionimi i qirasë në tregun e lirë si dhe mbi normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”.
  7. P/vendim “Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasen Irini Diamantis”.
  8. P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  9. Raporti i monitorimit të buxhetit për periudhën Maj-Gusht 2025.
  10. Informacion mbi gjetjet e barometrit gjinor në Bashkisë Sarandë .

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shtator, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shtator, ora 12:00 .
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shtator, ora 10:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shtator, ora 12:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA