NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 30.01.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- Informacion mbi ecurinë e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak.
- Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, restaurimin e kinoteatrit të qytetit dhe informacion mbi Eco Campusin.
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Dhjetor 2024”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Dhjetor 2024”.
- P/vendim“Për miratimin e shtetasit M.R për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
- P/vendim “Për shprehjen e dakortësisë për bashkëfinancimin e Bashkisë Sarandë në kuadër të aplikimit për projektin “përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara” dhe në “programin e strehimit social, subvencionimi i qirasë në tregun e lirë” .
- P/vendim“Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë nga programi për “përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
- P/vendim“Për miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor për vitin 2025”.
- P/vendim“Për miratimin e listës së përfituesve nga programi subvencionimit të qirasë në tregun e lirë .
- P/vendim “Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak ”.
- P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
- Raport për punën Këshillit të Bashkisë për 12- mujorin e Vitit 2024.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Janar, ora 11:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Janar, ora 12:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Janar, ora 11:00.
KRYETAR
ASAF STROKA