Në pragun e sezonit tursitik “Verë 2023”, bashkëpunimi mes Bashkisë së Sarandës me Bashkinë Lubeck në Gjermani, është bërë edhe më konkret. Këto ditë, kanë mbërritur 40 kontenjerë të rinj, dhuruar nga partnerët tanë të Lubeck. Pa humbur kohë, ka nisur shpërndarja e tyre në territorin e Bashkisë së Sarandës, duke u dhënë qytetarëve dhe bizneseve, mundësinë e mbulimit më të mirë të disa pikave problematike me kontenjerë. Përforcimi i fundit i shërbimit të pastrimit me kontenjerët e rinj, shoqëruar me angazhimin maksimal të strukturave të shërbimeve publike dhe me ndërgjegjësimin qytetar e të bizneseve, japin siguri se do të kemi një sezon gjatë të cilit do ofrohet turizëm në mjedis e qytet të pastër.












