Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në shkollën e mesme të përgjitshme “Hasan Tahsini” të Sarandës, u organizua një Takim Mirënjohjeje për donatorët që mundësuan financiarisht realizimin e rinovimit të Muzeut të kësaj shkollë, e njohur për hisotrinë e saj 63-vjeçare të mësimdhënies cilësore si dhe të mbushur me prova të lidhjes dhe të mbështetjes së fuqishme komunitare. Në këtë takim, organizuar nga Bashkia e Sarandës, morën pjesë edhe deputeti Niko Kuri, Prefekti Flamur Mamaj, përgjegjësja e Zyrës Arsimore Vendore, Majlinda Vaso etj. Një prezantim të kësaj shkolle më traditë dhe cilësi në procesin mësimor në dekada, e bëri për të pranishmit drejtorja e gjimnazit “Hasan Tahsini”, Eleni Barka, duke nënvizuar se kjo histori gjendet edhe në mjediset e muzeut të restauaruar e pasuruar, falë mbështetjes së biznesit dhe pasionit të ish-mësuesit dhe ish-drejtuesit të kësaj shkolle, Xhorxhi Vasili. Nismatëri I ngrijtes së këtij muzeu Xhorxhi Vasili, së bashku me ish-drejtorin e parë, Vasil Partali, të ndarë nga jeta, tregoi për punën e bërë dhe mbështetjen e gjetur nga komuniteti I biznesit në Sarandë, shumica ish-nxnës në këtë shkollë, falë së cilës u bë I mundur rikonstruksioni më I fundit I Muzeut të Gjimnazit. “Institucion emblemë për arsimin në shkallë vendi”, do ta quante shkollën “Hasan Tahsini” Kryebashkiaku Adrian Gurma. Ai u shpreh shumë falenderues për stafin pedagogjik, që vazhdon ta mbajë në këto nivele të larta mësimdhënien në këtë shkollë. Mirënjohja e tij e veçantë u shpreh për mbështetjen financiare nga donatorët, e cila shkoi për rikonceptimin dhe pasurimin e Muzeut të kësaj shkolle, që e cilësoi si pjesë të shndritshme të kujtesës së qytetit të Sarandës. Për donatorët janë dorëzuar Çertifikata Mirënjohjeje, nënshkruar nga Kryetari Adrian Gurma. Përshëdetën Takimin e Mirënjohjes edhe Prefekti Flamur Mamaj, deputeti Niko Kuri dhe përgjegjësja e ZVA, Majlinda Vaso, ish-nxnëse dhe ish-mësuese e këtij gjimnazi Miranda Birjani etj. Pas kësaj, të pranishmit vizituan Muzeun e rinovuar të shkollës, që përfaqëson një vlerë të shtuar të traditave në rrugën e marrjes së dijeve cilësore e të qëndrueshme. Nuk janë lënë jashtë vëmendjes në 7 Mars, mësuesit e dekadave më parë, të shkollave të Bashkisë së Sarandës, që tani janë në pension. Bashkia e Sarandës dhe Kryetari I saj Adrian Gurma, në shnejë pirënjohjeje për kontributet e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave, organizuan një drekë, ku u shpreh mirënjohja për vlerat e tyre dhe iu dhurua nga një karafil, me logon e Bashkisë.










































