REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 23.02.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–31 Janar 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
  2. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Janar 2023”.
  3. P/Vendim “ Për  miratimin e familjeve përfituese të grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”.
  4. P/Vendim “Për miratimin e procedurës për krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Sarandë nga kontributi i sektorit privat të ndërtimit”.
  5. P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve”.
  6. P/Vendim  “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  7. Informacion mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
  8. Informacion nga Qendra multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe problematikat për vijimin e punës .

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Shkurt, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Shkurt, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Shkurt, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Shkurt, ora 13:00 .
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Shkurt, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Shkurt, ora 12:00.

 KRYETAR

ASAF   STROKA