Sërish po përballemi me një gjest shkatërrues me gjelbërimin e rrugës. Nga thyerja me dashje apo sharrimi kanë mbetur cungje më shumë se 10 pemë bliri, të mbjella në pjesën më prezantuese të hyrjes për në Sarandë. Ky është një gjest shkatërrues i pemëve të trotuarit përgjatë Urës së Gajdarit, që revolton çdo qyterar.








