Një nisje shumë të bukur dhe premtuese të vitit 2023, ka bërë ekipi I “Butrintit”, me takimin e tij të parë në fushën e vet. Sfida e fillimit të këtij viti ishte me ekipin e Devollit dhe ajo u fitua me meritë. Goli I vetëm I takimit u shënua në minutën e 19-të, ndërkohë që duhet vlerësuar edhe performanca e mirë e mbrojtësit të portës së “Butrintit”, me pritjen e gjuajtjes së topit nga pika e 11-metërshit. Kështu, rezultati deri në përfundim të sfidës mbeti 1:0, i mjaftueshëm për të marrë “Butrinti” një trepikësh të vlefshëm për nisje të mbarë të vitit dhe për të rritur entuziazmin e ndjekësve të tij të shumtë dhe besimin e vetë futbollistëve e stafit teknik për ecuri të mbarë në vijim.



