U zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak, e para për vitin 2023. U miratuan projektvendime të rëndësishme dhe me interes komunitar, si ai “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike” dhe kriteret e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023.. Një vend të posaçëm në zhvillimin e kësaj mbledhjeje, zuri diskutimi e më pas miratimi i sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe lista e familjeve që përfitojnë nga ky program. E pandarë nga kjo, ishte miratimi i P/Vendimit mbi sistemin e pikëzimit për aplikimin në programin e banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti) dhe lista e familjeve që përfitojnë nga ky program.