REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

 Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 27.12.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Nëntor  2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Nëntor  2022”.
  3. P/Vendim “ Për një shtesë në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Nr.162 datë 25.11.2022”.
  4. P/Vendim ‘‘Mbi miratimin e Buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2023“.
  5. P/Vendim “ Miratimin e kalendarit të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026”.
  6. P/Vendim “ Për përfitimin e bursave  për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023”
  7. P/Vendim “ Saktësim të vendndodhjeve të parcelave të ndara me Këshill Bashkiak, në studimet e miratuara nga K.R.R.T.RSH “.
  8. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Dhjetor, ora 10:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Dhjetor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Dhjetor, ora 13:00 .
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 11:30.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 13:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Dhjetor, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Dhjetor, ora 13:00.

 KRYETAR

ASAF   STROKA