Ajo që është përsëritur në disa takime si kërkesë e sugjerim për ndryshimin e imazhit fizik të Sarandës, ka filluar të ndodhë. Lyrja e fasadave të ndërtesave ka nisur nga rruga “Mitat Hoxha”, mbi portin turistik të Sarandës, e konsideruar si një prej pamjeve prezantuese të qytetit të turizmit, për këdo që vjen me rrugë detare. Investimi për lyerjen e fasdave të pallateve ishte mbajtur shënim dhe u vu në listën e punëve prioritare. Ndërhyrja për fasadat ka nisur nga lagja Nr.4 e qytetit të Sarandës, me dëshirën që të ndryshojë krejtësisht pamja e kësaj lagjeje, e cila është dhe hyrja kryesore për në Sarandë nga porti i qytetit. Kjo pikë e rëndësishme e prezantimit të Sarandës para pushuesve vendas dhe të huaj, në verën e ardhshme do të ketë një pamje më harmonike e të pëlqyeshme. Pas lsgjes Nr.4, projekti për lyerjen e fasdave do të shtrihet në vijim edhe në zona e lagje të tjera të qytetit të Sarandës.








