Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma priti Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala dhe një ekip specialistësh. Fokusi i bisedës mes tyre ishte promovimi i resurseve turistike pyjore të Sarandës. Në sfondin e ndryshimeve klimatike në florën dhe faunën në territorin e Bashkisë së Sarandës, u trajtuan problematika që lidhen me pronësinë dhe rregjistrimin e fondit pyjor. U kërkua zhvilimi i Planeve të Mbarështimit, si një dokument bazë për planifikimin dhe administrimin e fondit pyjor, si dhe ngritja e strukturave Menaxhuese dhe Kontrolluese. Në përfundim të takimit u adresuan një sërë çështjesh dhe problematikash që do ndiqen dhe përmiresojnë cilësinë e administrimit të fondit pyjor në Sarandë, duke forcuar edhe bashkëpunimin ndërinstitucional.