Në një takim publik me ksamiliotët u fol për vëmendjen e shtuar të qeverisë qendrore e asaj lokale që ky destinacion i spikatur turistik ka marrë e do të ketë më shumë gjatë vitit që vjen. Kryebashkiaku Adrian Gurma vuri në dukje se ka ndyshuar qasja turistike për Ksamilin e kjo është shoqëruar me investime urbanizuese, që do të vijnë duke u shtuar. “Do të jemi zëri juaj i fuqishëm që resurset t’i përkthejmë në mundësi zhvillimi”, u shpreh Adrian Gurma. Ndërsa deputetja e zonës Anila Denaj tha se takimet me ksamiliotët janë më të bukurat dhe më të vështirat. “Bukuria është ajo që vjen nga energjia dhe nga nga puna juaj, ndërsa vështirësia, sepse ju jeni pretendues”. Denaj tha se në mbështetje të këtyre pretendimeve dhe të punës në rritje, vjen e do të jetë edhe mbështetja e qeverisjes qendrore e asaj lokale, e cila duhet parë si proces dhe mundësi reale për të progresuar më shumë. “Kjo që po bëjmë nuk është fushatë, por plotësim i nevojës për të komunikuar me ju”- u tha ksamiliotëve deputeti Blendi Klosi. Ai ka folur për vështirësitë që kanë krijuar krizat e njëpasnjëshme edhe për shtete të fuqishme dhe kjo ka nevojë të shpjegohet e të kuptohet. Duke folur për investimet, Klosi tha se kemi nevojë për investim me standarte, pasi ka ikur koha e asfalteve elektorale. Prej banorëve që morën fjalën në takim parashtruan kërkesa për investime në infrastrukturën rrugore, për disiplinimin e hedhjes së mbetjeve inerte, që urbanizimi të shtrihet edhe në hapësirat midis pallateve, ndërkohë që vlerësuan ndryshimin për mirë të sizuatës së pastrimit në të gjithë Ksamilin. Nga kx takim ksamiliotët morën sigurinë se do të vazhdohet të kryhen investime të qenësishme, në standarte të larta dhe që mbeten.












