Kthimi i shahistëve sarandiotë me trofe nga Kampionati Ballkanik i Shahut, i mbajtur në tetor në Mal të Zi, ka bërë që edhe një herë Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma të presë dhe përgëzojë për arritjet nxënësit Kelvin Kosta dhe Eklea Omerin, prindërit dhe trajnerin e tyre Lime Mihasi. Kreu i Bashkisë Adrian Gurma u ka shprehur atyre shumë mirënjohje për rezultate shumë të larta e të vlerësuara edhe jashtë vendit dhe ka siguruar për mbështetje në rritje të këtij sporti në Sarandë. Në mënyrë të veçantë ai ishte falenderues për shpalljen e Kelvin Kostës kampion i Ballkanit, i kthyer nga ai kampionat me medalje ari. Po kështu, për disa medalje nderi, të merituara nga Eklea Omeri. Dy shahistëve rezultativë dhe trajnerit të tyre Lime Mihasi, u ka dhënë Medaljonin “Çertifikatë Mirënjohjeje”, duke uruar të synojnë optimizojnë rezultatet edhe në takimet e tjera ndërkombëtare që i presin. Në takim është vlerësuar po aq edhe fakti që të dy kampionët në shah, japin për bashkëmoshatarët e tyre modelin e nxënësit të shkëlqyer.