REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 21.10.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Shtator  2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Shtator 2022”. 
  3. P/Vendim “ Mbi miratimin e planit social 2023-2025”.
  4. P/Vendim” Mbi vazhdimësinë e aktivitetit futbollistik për sezonin 2022-2023”.
  5. P/Vendim” Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”.
  6. P/Vendim “ Për miratimin e marrëveshjes së subjektit të kompetencave të përbashkëta ujësjellës kanalizime”.
  7. P/Vendim” Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të rishikuar”.
  8. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  9. Analiza e raportit 9-mujor të veprimtarisë financiare të Bashkisë .

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Tetor, ora 11:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Tetor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Tetor, ora 12:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Tetor, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Tetor, ora 13:00.

 

 

KRYETAR

Asaf STROKA