Ndalesa e radhës e Kryebashkiakut të Sarandës Adrian Gurma, në kontaktet dhe komunikimin e tij të vazhdueshëm me komunitetet, ka qenë në fshatin e Metoqit. Ai është takuar atje me mjaft banorë, të cilët i adresuan problematika që i shqetësojnë. Mjaft prej tyre kanë qenë të lidhura me cilësinë e shërbimeve që ofron Bashkia. Gjithashtu, kreu i Bashkisë Gurma, ka inspektuar edhe punimet që janë duke u kryer për rikonstruksionin e Urës së Metoqit, në shërbim të këtyre banorëve e sidomos të fermerëve të zonës.