e ka nisur mbarë edicionin e ri futbollistik në Kategorinë e Dytë. Këtë e ka vulosur duke marrë me rezultatin e pastër 3-0 takimim me skuadrën e “Shkumbinit”. Skuadra e drejtuar nga tekniku Odisea Çipa luftoi fort për fitore triumfuan me rezultatin e pastër 3-0, edhe pse takini u luajt pa praninë e tifozëve në stadiumin “Andon Lapa”. Ishte një 90- minutësh spektakolar i sarandiotëve, të cilët e zotëruan takimin përgjatë gjithë sfidës. Pas përfundimit të takimit presidenti i klubit të Butrintit, Adrian Gurma, ka uruar lojtarët dhe stafin teknik për fitoren e mbarë në takimin e parë të kampionatit. “Me këmbë të mbarë. Urime çunave. Forca “Butrinti”, i uroi ata Kryebashliaku Adrian Gurma. Takimi i radhës do të jetë në transfertë kundër ekipit “Labëria”.



