KËSHILLI I BASHKISË

SARANDË

 

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 21.07.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim“Për dhënien e mandatit të anëtarit  të këshillit bashkiak  Faslli Beduli”.
  2. P/Vendim Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit, kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
  3. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Qershor 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  4. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Qershor 2022”. 
  5. P/Vendim“Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
  6. P/Vendim“ Për një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”
  7. P/Vendim “Për një shtesë në vendimin nr.20 datë 15.05.2017 “Për miratimin e rregullores, për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”
  8. P/Vendim “Për rikonfirmim të vendimit të këshillit bashkiak Nr.5 datë 25.06.1999”.
  9. Të ndryshme.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i mandateve, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Korrik, ora 12:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 11:00 .

Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 12:00.

 

 KRYETAR

Asaf      STROKA