Mjedisin e hapur të Limanit të Sarandës e ka pasuruar arti i veçantë, me piktura të realizuara me materiale të riciklueshme. Artistja sarandiote Amantia Rrokaj prezantohet për për herë të dytë në një sezon veror të qytetit të saj të lindjes.
Ekspozita e saj e titullur “Viva la Vita”, ka mbështetjen e Bashkisë, edhe për faktin se është një dedikim për jetën dhe përballimin e sfidave të saj nga autorja.



