Piktura, skulptura dhe muzika u bënë bashkë në mjediset e Galerisë “Art Saranda”. Këtë e mundësoi koncerti i grupit të violinistëve të QKF, në përmbyllje të vitit mësimor. Violinistët e rinj krijuan dhe përcollën emocion me lojën e tyre, tek prindërit e pranishëm, tek turistë të huaj të pranishëm dhe tek qytetarë vendas. Ishte një shfaqje që la mbresa dhe që u dha vlerë të shtuar punëve të ekspozuara në pikturë e skulpturë, pjesë e ekspozitës “Rrugëtime, që ka bërë bashkë artistë sarandiotë nga brenda e jashtë vendit.
















