KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e mërkurë më datë 29.06.2022 ora 14:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit , kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
- P/Vendim” Mbi miratimin e Buxhetit Faktik për vitin 2021”.
- P/Vendim “ Për prishjen e shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti” sh.a .
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Maj 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Maj 2022”.
- P/Vendim “Për miratimin e kritereve të objekteve të miratuara për dhënie me qira”.
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
- Informacion për planin e aktiviteteve kulturore për periudhën e sezonit turistik 2022.
- Informacion për masat e marra nga Bashkia Sarandë në lidhje me pastrimin për periudhën e sezonit turistik 2022.
- Informacion për masat e marra nga Komisiariati i Policisë Sarandë për periudhën e sezonit turistik 2022.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 11:00.
- Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 13:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Qershor, ora 11:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Qershor, ora 13:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Qershor, ora 11:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Qershor, ora 13:00
KRYETAR
Asaf STROKA