Natyra dhe deti janë qetësim dhe frymëzim për të gjithë fëmijët. Në gjirin e tyre një ditë krejt të veçantë e relaksuese kaluan edhe fëmijët që frekuentojnë “Qendrën Multifunksionale Për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Forcimin e Familjes” në Sarandë, një institucion tjetër me natyrë sociale në Bashkinë e Sarandës. Dita e tyre u mbush me veprimtari zhvilluese e intriguese. Fantazia e tyre u vu në punë dhe duke përdorur materiale të riciklueshme dhe lule, ia dolën të ndërtojnë kurora. Kjo ditë i bëri më bashkëveprues e të shoqëtizuar me njeri-tjetrin. Një vend të rëndësishëm në temën e bisedave mes tyre, zuri diskutimi për raportet me natyrën dhe pushimet verore që po afrojnë.











