Pemët dhe lulet janë mushkria e gjelbër e qytetit që njihet si markë e turizmit shqiptar. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, që kujdesen për gjelbërimin, e kanë të lidhur punën e tyre me këtë anë të qytetit, më shumë se kushdo tjetër. Në çdo stinë të vitit, ata kujdesen për mbjellje të reja, për shtimin e llojshmërisë së luleve në parwet publike, për zëvendësime, krasitje, spërkatje dhe ujitje. Siç është i përditshëm kujdesi i tyre për gjelbërimin, i tillë kërkohrt të jetë edhe kujdesi i qytetarëve për të mos i prekur dhe për t’i ruajtur ato nga dëmtimet. Kështu i japim shansin vetes, të jetojmë gjelbër dhe ta bëjmë Sarandën e Ksamilin, edhe më të kërkuar e më të këndshëm për të pushuar.












