REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I BASHKISË

SARANDË

 

 

 

NJOFTIM

Ju njoftoj se ditën e premte më datë 25.02.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Janar 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Janar 2022”.
  3. P/Vendim Për miratimin e listës së familjeve  që do të përfitojnë subvencionimin e  qirasë në  tregun e lire”.
  4. P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë “ Lokal Sos “ me sipërfaqe totale 247 m2, zonë kadastrale 8641, në pronësi të Bashkisë Sarandë “.
  5. P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë “ Lokal Riviera” me sipërfaqe totale 338 m2, zonë kadastrale 8641, në pronësi të Bashkisë Sarandë”.
  6. P/Vendim “ Për miratimin e dhënies me qira të pasurisë “ Njësi shërbimi”, pronë e Bashkisë Sarandë”
  7. P/Vendim “ Për saktësim emri,atësie,mbiemri”.
  8. Informacion mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore .
  9. Analizë e punës nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë për vitin 2021 .

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Shkurt, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës   do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Shkurt, ora 13:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Shkurt , ora 12:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike , do të zhvillojë mbledhjen në datë  24 Shkurt , ora 13:00 .

 

 KRYETAR

Asaf STROKA