Sot në prerjen e shiritit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Çekisë në Sarandë.
Ambasadori Jaroslav Ludva tha se kjo është një ditë e veçantë për Çekinë dhe Sarandën, si një ogur i mirë për shtimin e shkëmbimit të kulturave mes dy shteteve dhe se kjo është një mundësi që bizneset të përfitojnë shërbime të lehtësuara dhe asistencë dhe që njerëzit e kulturat tona t’i sjellim më afër. Kryebashkiaku Adrian Gurma e quajti një privilegj që Saranda të bëhet vendi i të parës konsullatë çeke në Shqipëri që do të ofrojë shërbime konsullore për qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës. Ngjarje historike në marrëdhëniet 99-vjeçare mea Shqipërisë dhe Çekisë, e ka quajtur Lolita Jorkevitz hapjen e Kondullsatës së Nderit në Sarandë.
















