Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.
Bashkia Sarandë në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD2 në Shqipëri ka shpallur më 26 Nëntor 2021 Thirrjen e parë publike për OShC-të e cila do të jetë e hapur deri më 29 Dhjetor 2021. Me qëllim mbështetjen e OShC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD2 do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi si dhe një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projekte për organizatat e shoqërisë civile. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen.

Dita e hapur organizohet më 9 Dhjetor 2021, në sallën e Bashkisë Sarandë.
Trajnimi për “Ciklin e Menaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 9 – 10 Dhjetor 2021, në sallën e Bashkisë Sarandë.

Këto aktivitete do të zhvillohet pranë Bashkisë Sarandë sipas agjendës.

֍ Kliko per te zbritur agjendën֍