Kanë qenë reaguese strukturat përkatëse të Bashkisë Sarandë, sapo është parë përkeqësimi i motit. Kujdesi më i parë është treguar me ndërhyrjen për pastrimin e kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugë, duke parandaluar bllokimin e tyre.
Kjo masë ka qenë e domosdoshme për të mos lejuar dhe parandaluar çdo situatë emergjente në rrugët e qytetit të Sarandës, pasi e pritshme është që rreshjet të vijnë duke u dendësuar.










