Në sistemin arsimor publik, ka nisur sot një vit i ri shkollor për një armatë të madhe mësuesish dhe nxënësish, si në të gjithë vendin, edhe në rajonin e Sarandës. Bashkia Sarandë dhe Kryetari i saj përcjellin urimet më të mira dhe japin siguri për mbështetje më të fuqishme në fushën e arsimimit të brezave, duke drejtuar vëmendje më shumë dhe investime me impakt komunitar. Start të mbarë, mësues dhe nxënës, studentë e pedagogë, në betejën e re që nisi sot për dije të qëndrueshme, për shkencë dhe kulturë në luftën për jetën dhe prosperitetin e vendit dhe shoqërinë tonë!










