“Butrinti”-Pogradeci ishte përballja e parë e ekipit të parë të sarandiotëve. Topin e parë e shkelmoi vetetani i BUTRiNTIT Adrian Kolonja, i biri i të cilit ,Alesio militon ne ekip.
Pas një loje plot shpirt dhe në nivel të admirueshëm teknik të vendasve,erdhi edhe goli i fitores 1:0 nga Alesio Kolonja, duke marrë bindshëm trepikëshin e parë. Rezultati pozitiv i marrë nga takimi i parë i kampionatit, ishte sprova e suksesshme, e dhënë nga çdo lojtar, por edhe nga trajneri Artan Bano, i cili është shprehur besimplotë se kjo performancë do të mbahet nga ekipi edhe në takimet e ardhshme.
Nisja e mbarë ngjalli mjaft entuziazëm te lojtarët dhe sportdashësit. Kësaj atmosfere entuziazte iu bashkua edhe Presidenti i “Butrintit”, Adrian Gurma, i cili uroi për fillimin shumë premtues në rrugën e saponisur në Kategorinë e Parë.







