NJOFTIM
Për mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, në rishikim të urdhrit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 12:00-16:00 dhe në orarin 24:00-07:00.
🔹Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.
Ky urdhër hyn në fuqi prej datës 28.07.2021.