Megjithëse plazhet publike të Sarandës ofrohen pa shezlongë e çadra këtë verë, Bashkia nuk ka hequr vëmendjen nga kujdesi për t’i sjellë ato në gjendje sa më të mirë për qytetarët, sidomos pas punimeve për rikonstruksionin e shetitores.
Janë zgjedhur orët e natës, deri afër mëngjesit, për të marrë rërë nga Kanali Çukës e për ta hefhur në plazhe, për të mos penguar askënd në aktivitetin ditor. Brenda pak netëve punë është mundësuar hedhja e rërës dhe sistemimi i Plazhit “Hasan Tahsini”, për të vijuar me Plazhin e Ri, me atë të Centralit, përgjatë shetitores, deri në fundin e saj.
Ne e kuptojmë që mund të jenë shkaktuar edhe zhurma nga punimet që kryhen. Por shpresojmë të kemi mirëkuptimin e qytetarëve, pasi ky operacion bëhet në të mirën e tyre e të pushuesve të kësaj vere, për të ofruar kushte sa më të mira në plazhe.