Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar më 30 qershor, vuri në rendin e ditës problematikat e sezonit turistik: plazhet, parkimet e pastrimin dhe programim për shoqërimin e pushimeve verore me produkte artistike e kulturore. Këshilltarët vlerësuan menaxhimin e deritanidhëm në këto drejtime, ndërkohë që shfaqën mendime e sugjerime për të shtuar masat dhe vëmendjen nga strukturat përkatëse, pasi sezoni sapo ka nisur dhe sfidat janë përpara.
Mbledhja e Këshillit doli me vendimmarrje përkatëse edhe për ndihmën ekonomike të muajit, për qendrën polivalente ditore të të moshuarve, si dhe mori në analizë e miratoi raportin paraprak të programit buxhetor vendor për vitet 2022-2024.


























