Mbrëmjen e 25 qershorit e ka bërë edhe më të veçantë për Sarandën, koncerti i dhënë nga profesionistët e Qendrës Kulturore të Bashkisë së Sarandës. Koncerti u dha në hapësirën përpara Sheshit të Limanit, për banorë e pushues, të cilët kanë ndalur hapin përpara skenës, për ta mbushur mbrëmjen me tinguj të gëzueshëm dhe me humorin sarandiot. Ky koncert ishte në vijim të veprimtarive që organizohen në kuadër të 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës.